Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve më datë 08.05.2016 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Riza Shabani 50-vjec banues në Shkodër.

Mësohet se Shabani ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes 39-vjecares D.M.Cifti kishte pak kohë që ishte divorcuar ndërsa 50-vjecari kishte thyer kështu urdhërin e gjykatës duke ushtruar dhunë ndaj ish gruas.50-vjecari akuzohet për veprën penale “Dhunë në Familje”.Ndërkohë Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar shtetasin Pëllumb Cera 38 vjec nga Shkodra. Sipas policisë Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar autoveturën tip “Peugeot” me targa AA 960 GN, i pajisur me leje drejtimi te klasit”B+C”, për motive banale është konfliktuar me drejtuesin e mjetit tip “Benz” me targa SH 2027 D , me shtetasin me iniciale M.H , 43 vjec, banues në Shkodër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në fytyrë.Nga verifikimi që u bë drejtuesve të mjeteve, rezultoi se shtetasi Pëllumb Çera kishte konsumuar pije alkolike në masën 0.53 mg/litër.Ndërkohë që provat materiale i u dërguan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”

Artikulli paraprakINTERESI I PAKTË I SUBJEKTEVE NË ZONAT TURSITIKE PËR PUNONJËS SEZONAL
Artikulli tjetër“DANIMARKA, TOKA JONË”, KOMEDI NGA STEFAN ÇAPALIKU