Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë një sasi lekësh.

Në pranga u vu Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për dhunë në familje “Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja”, sqaron policia. Në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakZJARR NË KALIFORNI, 10 PERSONA TË VDEKUR, MBI 20 MIJË TË EVAKUUAR
Artikulli tjetërPANUCCI: NDESHJE E JASHTËZAKONSHME, LUAJTËM ME KURAJË