Presidenti i ekipit të Futbollit të Kastriotit është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se në orët e mbrëmjes së të hënës ka dhunuar gazetarin sportiv Eduard Ilnica.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në kryeqytet në zonën e “Zogut të ZI”. Vetë gazetari mësohet të ketë deklaruar para efektivëve se është dhunuar nga drejtuesi i klubit të “Kastriotit”. Alban Vogli i arrestuar tashmë, pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje pas marrjes së tij në pyetje. Ndërkohë, sipas dëshmisë së gazetarit sportiv, ai ishte duke pirë një kafe me miqtë dhe me përfaqësues të klubit “Korabi”. Ai thotë se në momentin që është drejtuar për tek makina e tij, disa persona i janë afruar dhe e kanë goditur. Mes tyre, Ilnica ka arritur të identifikojë edhe presidentin e “Kastriotit” Alban Vogli. Por pikënisja e dhunës ndaj gazetarit të sportit duket se ka qenë një status i tij pas ndeshjes që u luajt të shtunën në Peshkopi, mes ekipit të Kastriotit ndaj Korabit. Ilnica ka akuzuar presidentin e ekipit krutan për dhunën e tifozëve ndaj lojtarëve të Korabit.

Artikulli paraprakRAMIZ ÇOBAJ, KRYETARI I PD SHKODER NE “TONIGHT” STAR PLUS
Artikulli tjetërZHVILLOHET PANAIRI I STUDIMEVE EUROPIANE