Drejtuesi i një subjekti tregtar në Berat ka ushtruar dhunë ndaj inspektorëve të AKU pas kontrollit, që ato po kryenin për produktet që ai tregtonte.

Pas denoncimit nga ana e konsumatorëve, AKU nisi kontrollet në subjektin “S.S”, ku u konstatuan tregtimi i produkteve të pasigurta pasi subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan 2184 shishe x 125 ml suko pjeshke dhe 2112 shishe x 200ml suko pjeshke në ambalazh TETRAPAC, të papajisura me etiketim në gjuhën shqipe.

Përballur në këto kushte përfaqësuesi i subjektit ka përkeqësuar situatën duke ushtruar dhunë ndaj inspektorëve , pamje të regjistruara dhe nga kamerat e subjektit. Pas dhunës policia e shteti bëri shoqërimin e tij  ndërsa AKU mori masat administrative përkatësisht:

1) Masë administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim në kundershtim me ligjin,

2) Masë administrative “gjobë” me vlerë 100 000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3) Masë administrative “gjobë” me vlerë 100.000 mijë lekë për pengimin e procesit të inspektimit.

Gjithashtu nga ana e trupës inspektuese është bërë dhe kallëzimi pranë instancave përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla, ndërsa thekon se nuk do të  lejojë asnjë rast abuzimi me çmimet dhe sigurinë ushqimore në vend.

 

Artikulli paraprakNË SOLIDARIZIM ME SITUATËN NË ITALI, BASHKIA SHKODËR ËSHTË NDRIÇUAR ME NGJYRAT E FLAMURIT ITALIAN
Artikulli tjetërÇUDITË E MOTIT, DËBORA MBULON PUKËN NË PRANVERË