Një person është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të mitur.

I arrestuari është I.M, 43 vjeç, banues në Bulqizë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish/bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur”,- informoi policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKANOSI ME PISTOLETË,ARRESTOHET 40 VJEÇARI
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET NJË GRUA NGA SHQIPËRIA NË KOSOVË,HUMB JETËN FOSHNJA E SAJ