Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Xhvahri Hallulli ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten. “Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe)”sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMETA TAKIM ME ANËTARË TË GRUPIT PARLAMENTAR ITALIAN TË MIQËSISË
Artikulli tjetërPEZULLOHET POLICJA, FALSIFIKOI FORMULARIN E FSHEHU DËNIMIN ME BURG