Gjykata e Shkodres ka vendosur masen e sigurise “Arrest me burg” per dy shtetasit te cilet para pak ditesh dhunuan dhe tentuan te grabisin shtepine e shtetasit A.V, 62 vjeç, banues ne Shkoder.

Gjykata vendosi “Arrest me burg” per shtetasit Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Keta shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakGREQIA NUK GJEN PAQE, ZJARRET MASIVE IA LËNË VENDIN PËRMBYTJEVE NË ATHINË (VIDEO)
Artikulli tjetërKONFLIKTI NË PUKË, POLICIA ARRESTON EDHE 30-VJEÇARIN QË QËLLOI ME ARMË NË BANESË