Më datë 01.11.2016 nga shërbimet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe u arrestuan në flagrancë shtetasit : * Dan Toskaj, 60 vjeç

(babai) * Besmir Toskaj, 34 vjeç (i biri) * Edmir Toskaj, 36 vjeç (nipi), të 3 banues në Malësi të Madhe Këta 3 shtetas dyshohet se tek një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje. I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89, 83/a e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPUTIN PO PËRGATITET PËR LUFTËN E III BOTËRORE
Artikulli tjetërMESHA PËR PËRKUJTIMIN E TË VDEKURVE