Këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John ka folur për betejën e saj me një diagnozë të tretë të kancerit, duke thënë se do ta mundë sëmundjen edhe këtë herë.

Ylli i ‘ Grease’ tha për televizionin australian “Sunday Night”, se po përdorte marihuanë medicinale dhe mjete të tjera natyrore.

Neëton-John i mbijetoi diagnozës fillestare të kancerit të gjirit në vitin 1992, por zbuloi se ishte kthyer në vitin 2013. Një diagnozë e tretë, e tumoreit në pjesën e poshtme të shpinës, iu shfaq vitin e kaluar.

Diagoneza e re është kanceri i gjirit në fazën e 4-t që është përhapur në pjesën e shpinës.

“Unë besoj se do të fitoj dhe ky është qëllimi im,”-tha ajo.

Neëton-John i bëri thirrje Australisë të miratojë ligjet e shtetit amerikan vetë ajo jeton dhe të lejojë përdorimin mjekësor të marijuanës.

“Ëndrra ime është që, së shpejti në Australi, të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët me kancer dhe njerëzit që kanë dhimbje të mëdha,”-tha ajo.

Fituesja 4 herë e çmimit Grammy ka pranuar se është dëshpëruar por tha se kishte një karrierë të pabesueshme dhe nuk kishte arsye për tu qarë.

Pasi mbijetoi kancerit në vitin 1992, Newton-John u bë një aktiviste e shquar, duke ngritur qendrën kërkimore të Olivia Newton-John Cancer dhe Wellness në Melburn.

Artikulli paraprak17 VJET NGA SULMI I KULLAVE BINJAKE, AMERIKANËT KUJTOJNË NGJARJEN QË TRONDITI NEW YORK-UN
Artikulli tjetërPLATFORMA ME 4 PIKA/ OPOZITA NUK HUMB KOHË, NIS SOT MBLEDHJET PARALELE NË KUVEND