Opinioni i qytetit te Shkodres vijon te jete i tronditur nga ngjarja e rende e regjistruar ne plazhin e Velipojes, ku nga shperthimi i nje çisterne te vendosur ne bodrumin e nje lokali ne kompleksin “Fishta” mbeten te plagosur 4 persona dy prej te cileve ne gjendje te rende per jeten.

Agron Dibra drejtor i zjarrefikseve , thote se subjekti ne fjale ka qene vazhdimisht objekt i penalizimeve per parregullesi , por sa i takon cisternes 1000 litershe ajo ka qene e kamufluar ndaj dhe forcat e zjarrefikseve nuk kane patur dijeni per ekzistencen e saj.

Nga dita e hene , zjarrefikset e Shkodres do jene ne terren ne Velipoje, per te inspektuar cdo subjekt privat dhe konstatuar nese i plotesojne apo jo kushtet teknike te sigurise.

Ndersa pronaret se thuajse te gjitha subjektet private por dhe qytetaret ne banesat e tyre, neglizhojne kushtet e sigurise dhe mbrojtjen nga zjarri, derisa hasen ne raste te renda sic ishte ai i te enjtes ku fati e deshi qe bilanci te mos ishte tragjik.

Artikulli paraprakHAPËSIRAT NË PLAZH, “I BLLOKOJNË SUBJEKTET PRIVATE”
Artikulli tjetërBËRDICË, NIS PASTRIMI I 6 KM KANAL