Orët e para të ditës së sotme do të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin Verior.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ngrihen lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON FOTON E VEÇANTË NGA BRUKSELI: RRUGA PËR TIRON O KNEJ
Artikulli tjetërAKSIDENTET FATALE, 70 PERSONA HUMBIN JETËN NË 4 MUJORIN E PARË 2021