Kanali vaditës që buron nga liqeni artificial i Vaut të Dejës rrezikon që në një kohë të shkurtër të dëmtojë seriozisht rreth 30 banesa në fshatin Rrenc të Njësisë Administrative Gur i Zi.

Shqetësimi është ngritur nga vetë banorët e këtij fshati, të cilët ndihen të alarmuar për situatën e krijuar. Sipas tyre uji që buron nga ky kanal shërben për të vaditur qindra hektarë tokë deri në Malësinë e Madhe. Ndërhyrjet kanë munguar prej vitesh, ndërsa muri i ndërtuar në vitin 2002 rrezikon të shembet nga dita në ditë. Shqetësim i banorëve të kësaj zone mbetet menaxhimi i ujit që rrjedh nga liqeni i Vaut të Dejës nga diga e fshatit Rragam.

Sipas tyre, për një periudhë të gjatë kohe diga e liqenit artificial në këtë zonë është ruajtur dhe mirëmbajtur, por erozioni i vazhdueshëm gjatë 10 viteve të fundit rrezikon mbi 1300 banorë të fshatit Rrenc në njësinë administrative Gur i Zi.

Artikulli paraprakNUMËRUESI I TRETË, NDAHET MES LSI E PDIU? KQZ E HEDH ME SHORT
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR DIXHITALIZIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE