Digjen dy makina, rrezikohen bizneset përreth

Një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje e sipër mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit rreth orës 14: 25. Mjeti drejtohej nga 52 vjeçarja F.K banuese në Durrës. Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar Forcat Zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Nga ana e uniformave blu është ngritur grupi hetimor, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, “ÇËSHTJE” NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërKLSH KALLËZON NË PROKURORI 7 ZYRTARË TË PASURIVE TË PALUAJTSHME