Djegia e mbeturinave në qytetin e Shkodrës po kthehet në një situatë alarmante por pavarësiht kësaj asnjë institucion nuk reagon.

Re të mëdha tymi janë konstauar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne por mesa duket përveç institucioneve, as qytetavëre nuk u bën më përshtypje.Tymi që del nga djegia e tyre është i pranishëm gjatë gjithë pasdites, ndërsa natën djegia bëhet më e madhe dhe gazrat që çlirohen përshkojnë kilometra të tëra drejt thellësisë së qytetit të Shkodrës. Ajo që prodhohet nga djegia e mbetjeve, përveç ndotjes mjedisore, është edhe një përhapje e sëmundjeve të rënda kancerogjene e për këtë arsye duhet një ndërhyrje urgjente. Djegja e mbeturinave nuk është një fenomen i ri në qytetin e Shkodrës, por ajo që është me e çuditshmja është fakti se ajo vijon të kalohet në heshtje të plotë dhe indiferentizëm nga pushteti vendor edhe nga inspektoriati i mjedisit, dy institucionet kryesore përgjegjëse

Artikulli paraprakFERMERËT, ASNJË LEK NGA TVSH. E PAZBATUESHME SKEMA E RIMBURSIMIT
Artikulli tjetërARRESTOHEN TRAFIKANTËT E DYSHUAR TË 77 EMIGRANTËVE