Një person në Tiranë është gjetur i vdekur në zonën e “Freskut”.Sipas informacioneve të para, mësohet se një kabinë elektrike në “Rrugën Muhamet Deliu” ka marrë flakë dhe personi, ende i paidentifikuar nga Policia, ka pësuar djegie duke humbur jetën.

“Rreth orës 21:55, në rrugën ‘Muhamet Deliu’ pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar”, njoftoi Policia.

Për shkak të zjarrit në kabinë, ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji në zonën përreth.

Jetmir Sadiku 27 vjeç, është personi që u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme në një kabinë eletrike në “Rrugën Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut në kryeqytet.

Burime pranë grupit hetimor thanë se sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e rrethit. Ekspertiza mbi kufomën pritet të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA ,KANABISI BIE NË RRUGË NGA NJERA PREJ TYRE
Artikulli tjetërVAKANCAT NË KUSHTETUESE, MES KANDIDATËVE EDHE ROVENA GASHI E THEODHORI SOLLAKU