Digjet restoranti i italianit, avioni i të cilit u kap me drogë nga Shqipëria

 

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë natën e së mërkurës së shkuar, restorantin “La Noce” në Lago Maggiore në rajonin e Lombardisë, në pronësi të italianit Pasquale D’Ambrosio, 60 vjeç i arrestuar më vitin 2015 me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Avioni i tipit Dynamic në pronësi të tij u ndalua më datë 7 shtator 2015, nga Policia italiane në pistën e Gattinara në provincën e Vercellit me rreth 120 kg marijuanë të transportuar nga Shqipëria. Nën pranga së bashku me italianin D’Ambrosio përfunduan shtetasit shqiptarë Maksim Llanaj 39 vjec e Fitor Alliaj 45 vjec si dhe italiani tjetër Rosario Campisi, 61 vjec. Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur deri më tani se zjarri i dy ditëve më parë i vënë rreth orës 2 të natës në restorantin e Pasquale D’Ambrosio ka qënë i qëllimshëm. Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje pronarin e restorantit Pasquale D’Ambrosio i cili ndodhet në kushtet e arrestit shtëpiak në komunën Aghera.. Sipas medias italiane Corriere della Sera, investiguesit italianë dyshojnë mbi një lidhje të mundshme mes zjarrit të qëllimshëm e aktivitetit të trafikut të drogës nga Shqipëria të pronarit të restorantit Pasquale D’Ambrosio. Policia italiane po përpiqet të zbardh nëse italiani D’Ambrosio gjatë kohëve të fundit ka marrë kërcënime nga organizatat kriminale të trrafikut të drogës që veprojnë ms Shqipërisë e Italisë. Zjarri i qëllimshëm i ka shkaktuar restorantit La noce një dëm prej më shumë se 250 mijë euro.

Artikulli paraprakGODITET RRJETI I TRAFIKUT TË KOKAINËS, BANDA DREJTOHEJ NGA NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërEKSPLOZIV NJË LOKALI ,NUK DIHEN AUTORET