Digjet shtëpia e biznesmenit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

 

Shtëpia e një biznesmeni në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Sipas informacioneve, në banesë nuk ishte asnjë prej familjarëve në momentin që ra zjarri. Në vendngjarje mbërriti policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme.

Artikulli paraprakTERRORISTË TË VESHUR SI MJEKË SULMUAN SPITALIN, ME DHJETRA VIKTIMA
Artikulli tjetërQEVERIA, DËMSHPËRBLIM POLICËVE QË U DËMTOHET PRONA