Këshilli i Qarkut Shkodër lançoi të hënën projektin për fuqizimin e kapaciteteve të psikologëve dhe mësuesve mbështetës në shkolla si dhe digjitalizimin social. Kjo nënkupon krijimin e një faqeje online në të cilën do të publikohen shërbimet si dhe institucionet e ofrimit të mbështetjes sociale për shtresa të ndryshme.

Ky projekt i nisur po zbatohet nga Qendra Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike në Shkodër. Ky projekt mbështetet në masën 100% nga fondet e Këshillit të Qarkut Shkodër duke u bërë këshilli i parë në vend që merr një iniciativë të tillë për t’i dhënë përparësi mbështetjes sociale.

Dita e parë e këtij projekti të ndarë në 2 pjesë ishte përqendruar tek prezantimi me aktorët institucionalë dhe ata të shoqërisë civile. Në projekt, paralelisht me lançimin online të shërbimeve sociale që ofrohen në të gjithë tërritorin e qarkut Shkodër, një vëmendje specifike po i kushtohet trajnimit të psikologëve dhe mësuesve mbështetës.

Artikulli paraprakTONIGHT – 12.07.2017
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTUHOHET URA E BUNËS NË SHKODËR