Tirana ka pësuar humbjen e parë sezonale në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Pas 7 ndeshjeve në kampionat dhe 2 në turin e parë të kupës, bardheblutë mposhten. Është Dinamo që e mund 2-0 në derbin e parë dhe Blutë kanë shansin të avancojnë.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Në 25’ ka penallti për Dinamon. Behiratçe nuk ndal dot Skukën dhe Bekaj del për të ndalur sulmuesin duke gjetur këmbët e sulmuesit. Gjuan Ibraimi nga pika e bardhë dhe nuk gabon, 1-0 për Dinamon.

Në 39’ vjen supergoli i Skukës. Aksion i shkëlqyer i Dinamos me sulmuesin dibran, i cili merr pasimin nga Çinedu, i shmanget mbrojtësit dhe portierit para se të dërgojë sferën në rrjetë për 2-0.

Pjesa e dytë flet e gjitha në favor të Tiranës, por portieri dinamovit është në formë të mirë. Edhe Dinamo mund të kishte shënuar një gol të tretë, por edhe në këtë rast është portieri që shpëton. Mbyllet 2-0, me dy skuadrat që do të ndeshen sërish të dielën, kësaj here në kampionat.

Artikulli paraprakE RËNDË, NDËRRON JETË FËMIJA 3 VJEÇ
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK ME BIÇIKLETË I MORI JETËN 22 VJEÇARIT SHQIPTAR NË ANGLI, ÇFARË U ZBULUA…