35 diplomatët rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara me vendim të presidentit amerikan Barack Obama kanë lënë Washington -in.

Agjencia e lajmeve RIA citon shërbimet e ambasadës ruse të konfirmojnë largimin e tyre. Dëbimi i diplomatëve është në vazhdën e sanksioneve amerikane pas dyshimeve se hakerat rusë ndërhynë në zgjedhjet amerikane. Një pjesë e këtyre diplomatëve akuzohen për spiunazh dhe ishin pjesë e dy shërbimeve të inteligjencës ruse. Nga ana e tij, Presidenti Vladimir Putin nuk vendosi dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Moska, duke deklaruar se Rusia do të përcaktojë qëndrimin e saj, bazuar në vendimet që do të marrë Donald Trump, pas nisjes zyrtarisht të detyrës më 20 Janar.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RRITEN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërÇFARË MORI ME VETE 2016