Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë duke kërkuar anullimin e projektit korruptim të qeverisë Rama.

Si në ditët e shkuara edhe sot, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që të kalojnë makinat. Kjo ka shkaktuar irritimin e shoferëve të cilët kanë kërkuar që të hapet rruga.

Disa nga banorët kanë replikuar edhe me efektivët e Policisë së Shtetit të cilët kanë ndërhyrë për të bërë situatën.

Policia iu ka bërë me dije banorëve se protesta është e paligjshme, ndërkohë që ata kanë akuzuar uniformat blu si të komanduara nga qeveria.

Mbrëmjen e sotme një nga protestuesit i ka kërkuar shefit të policisë që të mbarëvajë protestën dhe të mos zbatojë urdhrat kriminalë të Edi Ramës.

Artikulli paraprak2 SHQIPTARË E 5 NIGERIANË KAPEN ME 11 KG DROGË
Artikulli tjetërISH-AMBASADORËT SHQIPTARË KUNDËR KANDIDATURËS SË GENT CAKAJT: ISHTE I PAPËRSHTATSHËM