Në “Ditën e Demokracisë”, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për ruajtjen dhe mbrojtjen e demokracisë.

Në një shënim në faqen e tij në Facebook kreu i shtetit kërkon që të jenë të rinjtë ata që duhet të udhëheqin proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.

Ja shënimi i plotë i Presidentit

Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë.

Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.

Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.

Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.

Artikulli paraprakREFERENDUMI PËR EMRIN, BASHA NIS VIZITËN NË MAQEDONI
Artikulli tjetërMODA E PALESTRAVE/ SHQIPTARËT SHKOJNË MË SHUMË PËR T’U DUKUR, OBEZITETI NË RRITJE