9 maji njihet si dita e Europës dhe datën në vitin 1950 kur Franca për herë të parë i bëri thirrje shteteve të tjera europiane për t’u bashkuar për prodhimet e qymyrit dhe çelikut duke ardhur deri tek krijimi i bashkimit Europian.

Kjo datë është domethënëse jo vetëm për Europën perëndimore por edhe Shkodrën, Shqipërinë, një vend përtej adriatikut. Një dëshmi e gjallë e modelit evropian të Shkodrës vjen që nga koha e mesjetës me Statutet e saj, të shkruara në vitet 1300 dhe të zbuluar sëfundmi. Historiani Rokin Dabërdaku, zëvendësdekan i fakultetit të shkencave shoqërore në universitetin “Luigj Gurakuqi” shprehet se Statutet e Shkodrës janë një monument i Shqipërisë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit apo Statutet e Shkodrës thotë historian Dabërdaku tregojnë se Shkodra e mesjetës ishte një model i pastër europian. Deri në vitin 1479 kur zbatoheshin Statutet dhe 279 nenet e saj institucionet në Shkodër përbëheshin nga asambleja e qytetarëve të lirë, çka do të thotë se liria është një koncept i dokumentuar që për Shkodrën buron që nga mesjeta.

Pedagogu Dabërdaku shprehet se edhe sot Shkodra ka dëshirën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Statutet e Shkodrës pas 7 shekujsh sjellin një qytetërim dhe organizim model të zbuluara nga studiuesja Luçia Nadin të cilat në vitet 1400 janë një përpjekje për të ruajtur autonominë pas pushtimit serb ndërsa dëshmojnë rrënjët e qytetërimit mesjtar të Shkodrës që nuk mund të anashkalohen në çdo 9 maj, ditën e Europës.

Artikulli paraprak“MARUBI”, NJË VIT NGA SHTËPIA E RE
Artikulli tjetërCUNGU: DUAM FITOREN NDAJ LUFTËTARIT POR TË BËJMË KUJDES