Kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia ka uruar mesuesit per “7 Marsin”.

Postimi i plote

Gëzuar 7-Marsin të dashur mësues dhe mirënjohje për kontributin tuaj në misionin fisnik të edukimit të brezave!

Zgjodha që në këtë ditë të uroj një brez mësuesish që jetën ja kushtuan arsimit, si dhe atyre që vijojnë këtë rrugë të bukur të mësimdhënies. Është më e pakta që mund të bëjmë për t’i falenderuar për gjithçka kanë dhënë e japin në formimin e brezave të rinj.

Luigj Gurakuqi një ndër personalitetet kryesore të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike, e quante mësuesin përhapës të dritës. Sot Shkodra e Shqipëria ka nevojë për këtë dritë, që brezi i ri të ndjekë rrugën e dijes për t’i shërbyer vendit tonë duke ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Artikulli paraprakEURO BIE NË NIVELIN MË TË ULËT NË DY MUAJ
Artikulli tjetërNJË LISTË TË PËRBASHKËT EDHE PËR KËSHILLAT? META: KANDIDATËT NUK JANË BERISHËS, POR TË QYTETARËVE