Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, festoi të enjten 60-vjetorin e lindjes

. Festa e ditëlindjes është zhvilluar në Francë, në qytezën ‘Perros Gueric’. Të pranishëm ishin kreu i FSHF Armando Duka dhe përfaqësues të tjerë të federatës, djemtë e kombëtares dhe miq të teknikut italian. Për 60 vjetor, De Biasit iu rezervua një tortë me flamurin shqiptar kuq e zi dhe urimin në italisht. Për italianin natyrisht se kjo mund të jetë ditëlindja e tij më e mirë, pasi po gëzon suksesin më të madh në karrierë, duke u paraqitur në Kampionatin Evropian dhe kjo ditë e vecantë për të erdhi pikërisht gjatë Euro 2016. De Biasi ka thënë se dhurata më e mirë do të ishte kualifikimi i Shqipërisë ndaj Rumanisë, por gjithsesi të presim deri të dielën.

Artikulli paraprakMATURA SHTETERORE, SOT PROVIMI I MATEMATIKES
Artikulli tjetërPROVIMI I MATURES, BERISHA: TESTI DOLI NE TREG, NJE TURP!