Ndërkohë që opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë, po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


Burimet bëjnë të ditur se Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend.


Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qevria është e vendosur të hyjë në zgjedhje.


Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.


Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog.

Artikulli paraprakATHINA MBËSHTET INTEGRIMIN E SHQIPËRISË: KUJDES MINORITETET
Artikulli tjetërUEFA NIS REVOLUCIONIN, RREGULLAT E REJA NË KUPAT EUROPIANE