Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një djalë ka qëlluar me armë një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë spitalit ‘Nënë Tereza’.

Sipas policisë vajza që ka vdekur në vend është nga Fieri, studente e Drejtësisë. Edhe djali është nga Fieri.Ngjarja ka motive pasioni, pasi djali kërkonte të lidhej me vajzë dhe kjo nuk pranonte.Njoftimi i policisë:Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se para portës së Fakultetit të Mjekesisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Aldosen Belulaj, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Ariela Murati, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.Më pas shtetasi A. B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë

.Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

 

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-17 MUND 2-1 PORTON
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODËR, DY MAKINA PËRFUNDOJNË NË KANAL