Kryemistri Edi Rama ka folur sot nga Puka për vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ai tha se opozita gjen justifikime për t’u larguar nga ballafaqimi me zgjedhësit, sa herë afrohen zgjedhjet.

“Imazhe skandaloze vandalizmi mbi godinën e qeverisë, sa herë afrohem zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi se nuk fitojnë dot zgjedhjet.
I vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë, përdorin argumente vetëdiskretituese.

Ndërtuan një çadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumenta vetëdiskrititues.

Kush e beson që këta që flasin për blerje votash mund të besojë janë zgjidhja e jo vetë problemi? Pikërisht pse ishin problemi ata u larguan e ata nuk fitojnë dot zgjedhjet e nuk janë dot zgjedhje.

Të tjerat janë justifikime e alibi për t’i ikur ballafaqimit me zgjedhësit.
Zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri dhe gjithë institucionet që i kërkuan, atëherë si i blemë ne zgjedhjet si e përdorëm administratën? I morën të gjitha e nuk i njohën në fund rezultatet.

Ata vetëm do humbasin e nuk kanë shans të fitojnë derisa ta kuptojnë se pse humbasin.

Në këto zgjedhje apo në 2021 do të jenë aty ky janë e më pak se sa janë sot, deklaroi Rama.

Artikulli paraprakPËRPLASI ME MAKINË BASHKËFSHATARIN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërSHERR PËR PRONËN, PLAGOSET NJË 66-VJEÇAR