Fletët e votimit të cilat u dogjën ditën e djeshme në Vaun e Dejës do të zëvendësohen.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka kontakuar me kompaninë Cetis në Slloveni për të nisur printimin e tyre dhe për t’i sjellë në Shqipëri deri të dielën në mëngjes.

Rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës, që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja.

KZAZ-ja ka shpërtheu në flakë duke shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT:NGJARJA NE KZAZ NR 6 , JANE 14 TE NDALUAR DHE 9 NE KERKIM
Artikulli tjetërKUKËS, KQZ ZHVENDOS 17 QENDRA VOTIMI NË AMBIENTE PRIVATE