Do hynin kontrabandë,Doganat bllokojnë 3 mln paketa cigare

 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar 6100 koli cigare të ardhura kontrabandë në Portin e Durrësit. Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës bën të ditur se cigaret kontrabandë u gjetën në pesë kontenierë të cilët mësohet se janë transportuar nga kompania “CMA –CGM”, në pronësi të dy shtetasve të huaj dhe një shqiptari. ​Aksionerë të shoqërisë së transportit të mallrave “CMA –CGM” me bazë në Durrës, rezultojnë të jenë Antoine Perraud, Mathaus Carl Jacques Friedberg dhe Genc Mata. Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Doganave: Bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit. Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare. Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to. Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se: Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë. Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë. Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale. Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave. Strukturat hetimore te DPD-se kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane.

Artikulli paraprakSHKODER:OPERACIONI “BAHÇALLEKU “NDALOHEN 4 PERSONA
Artikulli tjetërGRABITJA 30 MIJË EURO, SHQIPTARI SHPALLET I PAFAJSHËM