Ka dalë para gjykatës së Fierit, 42-vjeçarja Rudina Kishta, e cila ditën e djeshme dogji banesën e bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste dy vajzat e saj të mitura.

Ajo para gjykatës, ka zbuluar se dhunohej rregullisht nga bashkëjetuesi i saj.‘Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia.

Rudina Kishta 42 vjeçe pranoi në gjykatë se donte të vriste dy vajzat e saj që ato të shpëtonin nga vuajtjet. Polica e Fierit e akuzon edhe për zjarrvënien e shtëpisë së saj.
Mësohet se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici, ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë atë.

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo.

Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

Rudina Kishta u arrestua disa ditë më parë ndërsa i shoqi ka thënë se ajo vuante nga depresioni. Mësohet gjithashtu se dy vjazat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.Ndërkaq gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për 42 vjeçaren.

Artikulli paraprakE DËNUAR ME 3 VITE, PRANGOSET MASHTRUESJA
Artikulli tjetërSHPËRTHEN TRITOLI NË NJE PARUKERI ,NUK KA TE LENDUAR