Një i ri kërcënon t’i japë fund jetës, teksa është ngjitur mbi banesën e tij dhe tenton të hidhet. Shkak që ka shtyrë të riun drejt këtij akti vetëflijues është vendimi për t’i shembur banesën. Ngjarja po ndodh te Liqeni i Thatë, në Tiranë, ku djali i vogël i familjes Peti ka hipur në çatinë e banesës dhe kërcënon të hidhet. Ai kërkon kreun e bashkisë, Erion Veliaj, të shkojë aty, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur poshtë. Klajdi Peti nuk pranon të lirojë shtëpinë, duke thënë se e ka me letra, ndërkohë që zona ku ndodhet banesa e tij është shpallur si zonë parku.

I riu Klajdi Peti ka folur nga çatia e shtëpisë, duke sqaruar se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi nuk ka ku të shkojë nëse i shembet banesa.

Pse jeni detyruar të hipni?

E kemi ndërtuar në pronën tonë. Prona është e imja. Jeta ime është e rrezikuar në këtë vend. Nuk kam zgjidhje tjetër, të na shpërblejnë për truallin. Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë. Vëllai i Klajdit: Unë jam banor i kësaj banese, e ndërtuar më 1995 në tokë private. Që kur doli vendimi për legalizimin e banesave pa leje kemi pritur legalizimin. Tani na vjen shkresa që thotë se ti përjashtohesh nga ALUIZNI, pasi është shpallur park. Unë jam pronar trualli, si mund të shpallet park. Tani na sjell urdhër prishje, punë tre ditësh.

Ne duam të na shpronësohet trualli, të na jap lekët shteti dhe të lirojmë banesën. Ndryshe ne nuk e lirojmë shtëpinë. Bëhet fjalë për katër banesa, të gjithë në tokën e tyre. Pse nuk e presim procesin gjyqësor të rregullt, për çfarë nxitohen? Të vijnë zyrtarët e qeverisë këtu. Duan me na grabit pronën. Shkresa për largim nga banesa na erdhi më 25 janar?

Artikulli paraprak“TIK-TAKU PËR PESHQIT E MËDHENJ!” DONALD LU NË KRYEMINISTRI TAKON RAMËN
Artikulli tjetër‘NDRYSHIME PËR HEQJEN E MARKUT’, DEBAT TE KËSHILLI I LEGJISLACIONIT