Tatimorët kanë filluar aksionin e radhës anti-informalitet në të gjithë vendin, ndërkohë që dita ditës vërehen raste të trishta të mbylljes së bizneseve të vogla, nga të cilat mbahen familje të tëra.

Faqja “Qytetarët për parkun” ka publikuar sëfundmi fotografinë e një këpucarie të mbyllur e shiritat e verdhë ku shkruhet “Hetimi tatimor” në Tiranë duke komentuar me ironi se në fakt problemi kryesor që shkatërron ekonominë në këtë vend janë pikërisht këpucarët.

“Jo për gjë por na e falimentuan shtetin këta këpucarët. Arsimi, Shëndetësia, Rendi, Drejtësia, Ekonomia, Korrupsioni, Kriminaliteti në Parlament, Monopolet, etj varen dhe shkaktohen nga këta këpucarë abuzivë. Pra cilësia e jetës në përgjithësi në Tiranë e Shqipëri është e rrënuar nga këta këpucarë…”, komenton faqja.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU I TIRANËS NDEROHET ME ÇMIMIN “LINCOLN”
Artikulli tjetërPROCESION PËR ZOJËN E SHKODRËS