Prokuroria e Prishtinës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zekës.

Arrestimi i tij vjen pas kërcënimit të bërë ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Zeka u arrestua në orën 09:00 të mëngjesit, pasi u morr në pyetje nga efektivët e policisë, atij i kështë komunikuar masa e arrestit për 48 orë.

Por sipas mediave kosovare, Prokuroria pritet të kërkojë masë e paraburgimit prej 30 ditësh për politikanin.

Para disa ditësh, Zeka kërcënoi prokurorin Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar.

Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave.

Për gjyqin kundër deputetit, prokurori ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës, ku sipas tij 900 janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani, të cilëve u janë marrë rreth 345 mijë euro.

Artikulli paraprak‘NGA PLAK ME SHKOP SOT ME FACEBOOK’/ RAMA TALLET ME BERISHËN
Artikulli tjetërEKONOMIA RRITET ME 4.3% NË TREMUJORIN E DYTË, PESHËN KRYESORE E ZË SËRISH SHITJA E ENERGJISË