Prej vitesh banorët vuajnë infrastrukturën në rrugën “Pllumi” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës. Situata bëhët më problematike gjatë stinës së dimrit. I gjithë segmenti mbulohet nga pellgjet me ujë duke krijuar kështu vështirësi për kalimin e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve të cilët lëvizin për të shkuar në shkollë.

Banorët thonë se ndërhyrja në rikonstruksionin e këtij aksi është shumë e domosdoshme.

Një situatë e tillë vijon prej vitesh në rrugën” Pllumi” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës. Sipas banorëvë kërkesat ndaj institucioneve përkatëse kanë të shumta, por deri më tani nuk I kanë kushtuar vëmendje. Segmenti vijon të shkojë drejt amortizimit çdo ditë.

Artikulli paraprakMIQËSORJA BYLIS-VLLAZNIA 0-0, SHKODRANËT PROBLEM ME GOLIN
Artikulli tjetërDIREKT PAS VOTIMIT NË KUVEND/ MINISTRJA E RE E ARSIMIT, EVIS KUSHI BETOHET PARA PRESIDENTIT META (FOTO)