Një sasi prej 18 kilogram lëndë narkotike u sekuestrua nga policia e Malit të Zi. Sekuestrimi ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot 307″, me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte M. Sh., 54 vjeç nga Paraqini, policia e Malit të Zi gjeti 22 pako.
Gjatë kontrollit të mjetit, droga u zbulua në pjesën e gomës rezervë.
Policia malazeze ka ndaluar shtetasin serb.
Lajmi konfirmohet nga mediat e Malit te Zi, ndërsa nuk ka një komunikatë nga policia shqiptare.