Autoriteti Kombëtar i Ushqimit raporton se ka bllokuar 13.3 ton produkte të pasigurta për periudhën 1-25 tetor nga 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë.

Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

Artikulli paraprakZGJEROHET RENEA, KRIJOHET NJËSIA E VEÇANTË QË DO TË DREJTOHET NGA GJERMANËT
Artikulli tjetërTËRMET I FUQISHËM NË GREQI, ÇAHEN RRUGËT, DËMTOHEN BANESAT, LËKUNDJET NDJEHEN EDHE NË SHQIPËRI