Ambasadori Donald Lu deklaron:

Mos arrestimi i Balilit dështim i policisë dhe drejtësisë Donald Lu: Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit. Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës. Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin se trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij. Të premten e kaluar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij. Po nëse në arrestimin e Klement Balilit, ish-zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të policisë dhe sistemit të drejtësisë. kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi, që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke. Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë dergoi personel në Greqi për tërheqjen e dokumentave. Tani ata kanë 10 mijë faqe dokumentacion. Nëse policia nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqeve të tjerë të mëdhenj. Kush mund të besonte se ky është vend serioz në luftën kundër drogës? Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojë Klement Balilin.

Deklarata në analizën e punës vjetore të Avokatit të popullit.

Artikulli paraprakMETA: ANGAZHIM MË I MADH PËR TË VARFËRIT
Artikulli tjetërFAKTORËT QË I BËJNË NJERËZIT TË LUMTUR… NUK JANË PARATË