Donin ta kthenin në atdhe, shqiptari djeg veten me benzinë në Islandë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Islandë, pasi një shqiptar rreth 28 vjeç nga Shkupi, ka djegur veten me benzinë. Arsyeja e këtij akti vetëvrasës ishte kthimi me detyrim në Shqipëri që do bëhej nga Islanda. Bëhet me dije se Islanda po kthen shumë shqiptarë dhe maqedonas në vendin e tyre. Mesa duket midis kthimit në Shqipëri dhe këtij akti, shqiptari ka zgjedhur këtë të fundit. Gjendja e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është e rëndë, ai ka pësuar djegie të shumta në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkaq, dëshmitari që ka raportuar këtë ngjarje pranë redaksisë sonë, bën me dije se Islanda po largon shumë shqiptarë. “Ne nuk na duan, veç shqiptarë po largojnë, të gjithë duan që t’i largojnë para vitit të ri”, ka thënë i riu, i cili shton së në kampin ku ai po rri ka shumë shqiptarë.

Artikulli paraprakFËMIJËT LUAJNË ME KAPSOLLA,I VËNË FLAKËN BANESËS
Artikulli tjetërISIS KA HUMBUR 50 MIJË LUFTËTARË NË DY VITE