Kryebashkiaku i komanduar Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, e ndërsa në vendin e tij është emëruar Emirjana Sako. Një vendim i tillë ka ardhur pasi Varfaj do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Zhyljen Varfaj mori detyrën pas largimit të kryetares së dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako. Kjo e fundit u tërhoq nga ky post pas gafës ku u shpreh se “qeveria është e kënaqur që nga tërmeti pati 51 viktima”.

Varfaj është marrë me menaxhimin e situatës pas tërmeti dhe me procesin e rindërtimit në Durrës, një nga zonat më të prekura. Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe mori kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

Artikulli paraprakSTUDIUESIT: METODA E PËRGATITJES SË KAFES MUND TË PENGOJË SULMET E ZEMRËS
Artikulli tjetërKUVENDI NDERON AKTORIN RIKARD LJARJA, SEANCA NIS ME NJË MINUTË HESHTJE NGA DEPUTETËT