Të paktën pesë persona u vranë si pasojë e uraganit “Dorian” që ka goditur Bahamas.

Kryeministri Hubert Minnis tha se vdekjet u konfirmuan në ishujt veri-lindorë të Abaco. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar rreth 13,000 shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Meterologët përdorën fjalët “katastrofike” dhe “shkatërruese” për të përshkruar uraganin Dorian ndërsa stuhia u zhvendos në ishullin Grand Bahama të hënën duke krijuar kushte të rrezikshme për jetën, shira të dendur dhe erëra të fuqishme.

Uragani Dorian përbën një rrezik shtesë për ishujt e Bahamës për shkak se po lëviz ngadalë, që do të thotë se ndikimet e tij po ndjehen për një periudhë më të gjatë.

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi të hënën në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN RESHJET,… JA SA DITË DO TË VAZHDOJË MOTI ME SHI
Artikulli tjetërZBULOHET “ÇELËSI” NERVOR QË PËRQENDRON VËMENDJEN NË TRU