Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet ku përmendet emri i paraardhësit të tij Saimir Tahiri.

I pyetur nga gazetarët për zhvillimet e fundit, Xhafaj tha se për këtë çështje duhet të veprojë drejtësia pasi kjo dosje nuk i përket policisë

Këto deklarata, ministri i Brendshëm i bëri pas përfundimit të konferencës kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Emri i Saimir Tahirit doli nga përgjimet e hetuesve italianë ndaj Moisi Habilaj, i njohur si kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm. Në përgjimet ambientale të italianëve, ai është dëgjuar të flasë për një person me emrin Saimir Tahiri në Shqipëri, politikan dhe i pushtetshëm.

Ndër të tjera, Moisi Habilaj ka përmendur se “30 mijë Euro duhet t’ia çojë Saimirit”. Prokuroria e Catanias në Itali ka një dosje me 416 faqe për grupin kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë

Artikulli paraprakRRITET FRIKSHËM KRIMINALITETI NË EKONOMI
Artikulli tjetërLUKA: JEMI PËRBALLË NJË SITUATË TË VËSHTIRË