Situata tek ekipi i Vllaznisë duket më e turbullt se kurrë më parë pas humbjes së pësuar ndaj Partizanit në Tiranë këtë të dielë.

Shumë kush tashmë e quajne këtë ekip të rënë nga Superiorja në Kategorinë e Parë pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar ato ndaj Kukësit dhe Skënderbeut që natyrisht dihet edhe vështirsia që është përballë dy skuadrave kryesuese të tabelës së klasifikimit.

Por nëse Vllaznia bie në një kategori më poshtë lind pyetja se çfarë ndodh me ekipin e dytë kuqeblu?

Ekipi i Ervis Krajës kanë pasur një sezon mjaft të vështirë të cilët prej rreth një viti nuk marrin rrogat, në shumë ndeshje në transfertë janë përballur me dhunën apo edhe gjykimin e njëanshmëm të arbitrave e pavarësisht kësaj ata vazhdojnë e luftojnë për të qendruar në kategrinë e parë.

Por në rregulloren e FSHF-së nuk është shkruar askund çfarë ndodh me Vllazninë B. Së pari, rregullorja shkruan se Vllaznia B bie nga kategoria nëse Vllaznia A bie në të Parën por ajo që FSHF nuk e ka parashikuar është luajtja e ndeshjeve play-off pa përfunduar Superiorja.

Kjo do të thotë që Vllaznia B do të ndeshet me Orikumin të premten, por sa i vlen skuadrës së Krajës kjo ndeshje?

Në vendet që lejojnë ekipet B të luajnë në futbollin profesionist, ekipi B zbret automatikisht në vendin e fundit në raste si ky i Vllaznisë B dhe për pasojë ekipi i vendit të fundit ngjitet një vend më sipër duke ndërruar kështu pozicionet.

Nëse ndodh kështu ajo që përfiton më shumë është skuadra e Tërbunit që duhet të luajë kundër Orikumit në play-off.

Ndoshta një zgjidhje e përshtatshme do ishte që finalja play-off e Vllaznia B të shtyhet derisa të mësohet fati i Vllaznisë A dhe nëse skuadra shkodrane bie, duhet konsultim me UEFA-n ose ndonjë nga rregulloret e shteteve që kanë ekipe B.

Artikulli paraprakPD PUBLIKON PËRGJIMET AUDIO PËR AGRON XHAFAJ
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 SIGURON NJË TJETËR TROFE