Pas përfunimit të punimeve në infrastrukturën nëntokësore, aktualisht në rrugën “Udhakryq” në qytetin e Shkodrës, ka nisur faza e asfaltimit. Një rrugë me densitet të lartë banorësh, tek e cila nuk ishte ndërhyrë prej më shumë se 30 vitesh, do të kthehet në standarte optimale për lëvizshmërinë.

Fondi 25 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka mundësuar një ndërhyerje të plotë në rrjetin e kanalizimeve ujrav ët ë bardha e të zeza, ujësjellës, ndriçim LED dhe sinjalitikë.

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, kryebashkiakja Ademi ka thënë se kanë nisur punimet dhe janë në proces të lidhjes së kontrateve edhe investimet në 40 rrugë të tjera në qytet dhe në njësitë administrative. Ademi ka siguruar se investimet do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim, duke synuar rritjen e standarteve të jetës për të gjithë banorët e Bashkisë Shkodër.

 

 

Artikulli paraprak31 % E FAMILJEVE SHQIPTARE NUK SIGUROJNË JETESËN BAZË
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-15, ARVAL MALIQI LOJTARI I SË ARDHMES