Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara.

Pas grupit parlamentar demokrat Berisha tha se kjo forcë politike është krenare për kontributin e saj historik. “Reforma në Drejtësi përbën një nga ligjet themelore të viteve të fundit. Demokratët duhet të jenë krenarë për kontributin e tyre, tha ai. Berisha shtoi se PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim në moskapjen e sistemit, respektimit të lirive të të drejtave të njeriut, e të sistemit gjyqësor. Ai tha se Edi Rama e shifte veten se si do të ishte kryegjykatës, kryehetues e kryeprokuror. Xhafa i krimit e shikonte veten si superministër që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet përveç Ramës.

Artikulli paraprakFOTOLAJM – “DREJTËSIA”, BERISHA: REFORMA DREJT VOTIMIT
Artikulli tjetërKUKËSI ELIMINOHET NGA ‘EUROPA LIGË’