Pas thirrjes së Ambasadorit Amerikan, për deputetët shqiptarë që të miratojë në 21 korrik reformën në drejtësi, apeli i radhës ka ardhur nga Bundestagu Gjerman.

Hans Jochim, këshilltar pran grupit politik të CDU, në konferencën ku u prezantua raporti mbi ecurinë e procesit të berlinit, tha se Reforma në Drejtësi është kyçe në rrugën intriguese, ndaj ai kishte një apel bashkë me një paralajmërim për politikanët shqiptarë. Jochim: Reforma në drejtësi është reformë madhore dhe mund të ishte model për gjithë rajonin. Këtë reformë ta miratoni para 21 korrikut ose në të kundërt do kishte kosto për ata qe nuk po e miratojnë. E rëndësishme është edhe implementimi i kësaj reforme. Këshilltari në Bundestagut Gjerman, vlerësoi progresin e Shqipërisë, por kërkoi vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa apeloi dhe për mbylljen e Reformës Zgjedhore, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, pasi siç tha ai në të shkuarën nuk i janë përgjigjur standardeve evropiane.

Artikulli paraprakAKUZAT E AHMETAJ PËR PROGRAMIN, PD: MINISTRI SHPIF
Artikulli tjetërQEVERIA MIRATON 48 MILIONË LEKË PËR KURIMIN E SPARTAK BRAHOS