Seanca është parashikuar të mblidhet në orën 21:00 të mbrëmjes së kësaj të enjteje (21 korrik) për të votuar draftin e ndryshimeve kushtetuese nuk ka nisur ende.

Fillimisht drafti i dakordësuar duhet të marrë vulën e Komisionit të Reformës në Drejtësi i cili ende nuk është mbledhur. Burimet thonë është çështje minutash dhe nuk pritet të ketë surpriza. Ndërkohë, dy kryetarët e Partive më të mëdha, Rama dhe Basha kanë porositur deputetët e tyre për votë unanime për reformën në drejtësi. Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i drejtohet me një fjalë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Komisioni i Posacem mblidhet në Kryesinë e Kuvendit ndërkohë deputetë të maxhorancës dhe opozitës ndodhen tashmë në ambientet e parlamentit, së bashku dhe me ambasadorët që janë atje për të ndjekur këtë seancë Kujtojmë se miratimi është çështje procedurale për shkak se palët e kanë gjetur konsensusin për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kryesore që do të bëjnë “skanimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë, dy partitë kryesore kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare për të marrë vendimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se mbledhja do të nisë shumë shpejt, ndërsa drafti po shumëfishohet. “Ndryshimet po bëhen pjesë e tekstit kushtetues”, thanë burimet, duke shtuar se “nuk ka asnjë problem me draftin e dakordësuar”. Edhe Meta kërkoi votë unanime

Artikulli paraprakKUKËSI ELIMINOHET NGA ‘EUROPA LIGË’
Artikulli tjetërHISTORIKE, MIRATOHET ME KONSENSUS REFORMEN NE DREJTESI