Drejtori i Kryqit te Kuq per Europen Simon Missiri, ka zhvilluar një vizitë zyrtare ne Keshillin e Qarkut te Shkodres.

Drejtuesit me te larte te Kryqit te Kuq per Europen jane pritur nga Kryetarja e Qarkut Shkoder Greta Bardeli.

Zonja Bardeli gjate fjales se saj ka evidentuar marredheniet e mira mes ketij institucioni dhe Kryqit te Kuq, duke u ndalur te rasti i permbytjeve, ne vitin 2010, ne rastet e fatkeqesive natyrore.

Nga ana e tij, Missiri, është shprehur se Kryqi i Kuq, do të vijojë të kontribuoje për Shqipërinë. Që prej vitit 1992, Kryqi i Kuq, ka edhe qendren e saj në Shqipëri, pas një shkëputje disa vjecare gjatë regjimit komunist. Pas levizjeve demokratike, Kryqi i kuq, do të rikthehej serish duke kontribuar në një sërë ndihmash humanitare, qoftë ne vitet 90-të, gjatë luftës në Kosovë, por edhe gjatë përmbytjeve ne vitin 2010

Artikulli paraprakPËR TRE MUAJ U REGJISTRUAN MBI 900 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërNGA LONDRA NË KUKËS, GAZETARI I BBC BËN 4 ORË NOT PËR TË PROMOVUAR PASURITË E ZONËS