KREU RAJONAL I BUJQËSISË: QEVERIA NUK MUND TË SUBVENCIONOJË 100% KËTO PIKA. Fermerëve të Malësisë së Madhe por edhe të gjithë Qarkut Shkodër lidhur me problematikën e pikave të grumbullimit për perimet i është përgjigjur drejtori rajonal i bujqësisë Mustafë Kraja i cili thotë se aplikimet kanë qenë të hapura edhe për pikat e grumbullimit.

Megjithatë drejtori Kraja pranon se është e vështirë sepse qeveria nuk subvencionon 100% ndërtimin e pikave të grumbullimit dhe pranon se ky subvencionim duhej të ishte i plotë por kaq janë mundësitë e qeverisë. Kreu i drejtorisë rajonale të bujqësisë i bën thirrje fermerëve që të shkojnë drejt pikave të grumbullimit si e ardhmja e vetme. Para pak ditëve në “Star Plus” fermerët e Gruemirës në Malësinë e Madhe deklaruan se kanë shumë vështirësi duke qenë se mungojnë pikat e grumbullimit dhe se prodhimi i tyre vit pas viti po mbetet pa u shitur çka krijon një krizë ekonomike tek ata.

Artikulli paraprakVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR
Artikulli tjetër“PËRJETËSISHT ME TY”