Pogradec, drejtori me mësuesen e e shkollës profesionale falsifikojnë regjistrin

Drejtori dhe mësuesja e matematikës në shkollën profesionale të Pogradecit kanë falsifikuar regijistrin dhe ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Policia e Korçës njoftoi se Seksioni kundër Krimit Ekonomik-Financiar filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I.S, 46 vjeç dhe L.I, 31 vjeçe, të dy banues në Pogradec. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga nenet 248 dhe 187 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHEN SHPËRNDARËSIT E DROGËS PRANË INXHINIERISË SË NDËRTIMIT
Artikulli tjetërI DEHURI I THYEN BRINJËT GRUAS DHE DJALIT ADOLESHENT